Aksid*nt i r*ndë, makina përfundon në kanal! Brenda mjetit edhe një foshnjë dy muajshe…

TvShow

Një aksid*nt rrugor është regjistruar në aksin

Lushnjë–Berat, pranë fshatit Kashtbardhë.

Drejtuesja e një automjeti tip “Ford” nuk ka arritur të marrë kthesën,

duke dalë nga rruga dhe përfunduar në kanalin anësor, i cili fatmirësisht nuk kishte ujë.

Në automjetin e marrë me qira udhëtonin tre motra dhe një foshnjë rreth dy muajshe.

Si pasojë e aksid*ntit, është plagosur lehtë njëra prej pasagjereve, e cila së bashku

me foshnjën është transportuar në spitalin e Lushnjës për kontroll mjekësor.

Mësohet se tre motrat ishin emigrante në Angli dhe po udhëtonin drejt Beratit.

Dyshohet se shkak i aksid*ntit mund të jetë bërë mungesa e ndriçimit në këtë segment rrugor, çka ka bërë që drejtuesja të mos dallojë kthesën dhe të vijojë drejt. Fatmirësisht, shpejtësia brenda normave të lejuara ka ndikuar që aksid*nti të mos ketë pasoja më të rënda, ndërsa automjeti ka pësuar dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për dokumentimin e aksi*entit. Kjo kthesë bëhet sërish objekt shqetësimi për drejtuesit e mjeteve, ndërsa mungesa e ndriçimit dyshohet si një nga faktorët që mund të ketë ndikuar në aksid*nt.

Lajmet e fundit