Pas ndeshjeve të Nations League, si pozicionohen Kombëtarja dhe Kosova në renditjen e FIFA

TvShow

Është mbyllur ky edicion i Nations League dhe rezultatet e

ndeshjeve të fundit janë pasqyruar edhe në klasifikimin e FIFA të këtij muaji.

Kombëtarja shqiptare e përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme teksa arriti të marrë fitore si ndaj Finlandës ashtu edhe ndaj Bjellorusisë duke u renditur në vendin e parë në grupin e saj.

Pas këtyre rezultateve, kuqezinjtë e drejtuar nga Rolando Maran panë që të fitojnë 1 vend në klasifikimin e FIFA në krahasim me muajin e kaluar dhe tashmë e shohin veten në vendin e 65 me 1388.42 pikë duke fituar 5.62 pikë më shumë.

Ndërsa Kosova e mbylli këtë edicion të Nations League me barazimin ndaj Izraelit dhe humbjen ndaj Irlandës. Këto rezultate sollën një rënie në renditjen e FIFA për Dardanët, nga vendi i 76 në të 78 me 1322.10 pikë të grumbulluara.

Përsa i përket kreut të klasifikimit të FIFA, vendi i parë vazhdon të mbahet nga skuadra kampione e botës, Spanja, pavarësisht humbjes së pësuar në Madrid nga Anglia me këtë të fundit që është në vendin e katërt. Në vendin e dytë vazhdon të jetë Argjentina, nënkampione e botës, ndërsa në të tretin pozicionohet Franca e Zinedine Zidane.

Ka fituar 2 pozicione Maroku që është ngjitur në vendin e pestë duke zbritur Portugalinë dhe Brazilin që ndodhen respektivisht në vendin e 6 dhe të 7. Po kështu kanë fituar pozicione Kolumbia e Gjermania që janë në vendin e 10 dhe të 11, ndërsa Italia është e 14, edhe kjo e fundit ka ngjitur një shkallë në këtë klasifikim.

Lajmet e fundit